Kapiteni Rraman Hallaçi ka folur pas ndeshjes për \”SuperSport\”
Rezultati – “Sigurisht që ndjemë keqardhje, se bëmë volum loje, krijuam raste pafund dhe e mbajtëm Partizanin me një portë. Dhamë gjithçka por nuk mjaftoi se duhej të shënonim. E kishim thënë që kampionati nuk mbaron, kemi ndeshje dhe do të vazhdojnë deri në fund në këtë rrugë”.
Titulli – “Tani nuk jemi më përpara, jemi me pikë të barabarta me Skënderbeun. Por kjo nuk na frikëson, kemi forcën tonë dhe kjo që treguam sot mendoj se është gjendja reale e jona. Do të shohim rrugën tonë në këtë sezon dhe kemi mundësi ta mbyllim të parët”.
Kundërshtarët për titull – “Nuk mund të bëj dallim, si Skënderbeu, si Partizani janë shumë të fortë. Faktikisht e kam thënë që Partizani në dy fazat e para ishte i frikshëm. Por tani jo, nuk është skuadër më e fortë. Nuk bëj dallim mes tyre”, deklaroi ai.