cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Mund ta fitonim, kishim raste

  • February 26, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 97 Views

Trajneri Ernest Gjoka ka folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, në \”SuperSport\”.

Ndeshja – \”Ndeshje shumë e mirë, i pati të gjitha komponentët e futbollit, ndaj deri diku jemi të kënaqur. Mendoj se sidomos në pjesën e dytë, nga minutat 70 deri në 90, krijuam raste e lojë dhe duhej të ishim më të qetë, sepse i kishim mundësitë të fitonim. Megjithatë, tensioni ishte i madh dhe rëndësia e takimit shumë e madhe.”

Goli i anuluar- Pak rëndësi ka tani, nëse ishte apo jo pozicioni jashtë loje, sepse nuk kthejmë dot gjë pas.”

Mungesa e golave – \”Sulmi nuk ka probleme, kemi punuar mirë, edhe mesfusha krijoi shumë volum loje e raste, por është edhe çështje fati.”

Partizani – “Ata ishin shumë të rrezikshëm në sulm, por zgjodhëm vetë që të mos përforcoheshim në fazën mbrojtëse, duke rrezikuar. Nuk më interesonte të mbroja barazimin, ndaj rrezikuam me shpresën se do të merrnim 3 pikët.”

Bashkëkryesimi me Skënderbeun – “Asnjë problem, kemi qenë edhe më parë pas Skënderbeut, ose me pikë të barabarta. Ka ende shumë ndeshje, është herët për të parë renditjen.”

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.