U-17 / Kukësi – Akademia 2-1
Shënues: Ademaj 11\’, Rakaj 27\’
Kukësi: Kuqi, Elezaj, Bytyqi, Osmani, Jakupi, DedKovaçi, Ademaj, Hallaçi, Rakaj, Belaj. Tr. Agim Belaj
Skuadra e 17-vjeçarëve të Kukësit ka arritur një fitore në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme në kuadër të Superligës së moshave për grupmoshën U-17. Kundërshtari i djemve të trajnerit Belaj ka qenë Akademia. Ndeshja ka nisur me vrull nga verilindorët e vegjël që kanë gjetur golin e parë me Ademajn që në minutën e 11-të, ndërsa ndonëse janë barazuar kanë gjetur forcat dhe kanë shënuar edhe njëherë tjetër me Rakajn, për të mbyllur ndeshjen me rezultatin 2 me 1. Kukësi pozicionohet në vendin e 6-të me 19 pikë
U-19 / Kukësi – Akademia 2-2
Shënues: Domi 2\’, 20\’
Kukësi: Basha, Cena, Thaçi, Kovaçi, Shehu, Duraku, Kashtanjeva, Domi, Beshiri, Kumanova, Gjerhizi. Tr. Gezim Shehu
Skuadra e 19-vjeçarëve nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë homologëve të tyre të Akademisë. Domi ka qenë njeriu i ndeshjes me dygolëshin e tij. Ekipi i trajnerit Shehu e ka gjetur veten në disavantazh që në minutën e dytë, por ka barazuar menjëherë në të njëjtën minutë dhe ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 20-të. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezulatat ndërsa në të dytën, verilindorët nuk kanë mundur të kontrollojnë rezultatin dhe janë barazuar. Në fund, skuadrat ndajnë nga një pikë. Ekipi i Kukësit renditet në vendin e 9-të me 11-të pikë.