cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Hallaçi: Ftoj tifozët të na mbështesin!

  • February 25, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 94 Views

Kapiteni Rraman Hallaçi ka dhënë një prononcim për \”SuperSport\”. Ai ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit.

Sfida – “Sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse Partizani është një rival direkt në garën për titullin kampion. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të synojmë të marrim tre pikët dhe nëse ia arrimë qëllimit do të krijonim një avantazh të lehtë ndaj Partizanit, por kampionati nuk mbaron pas kësaj sfide”.

Titulli –  “Është viti i 5-t që jemi në Superiore dhe kemi bërë mirë gjatë kësaj periudhe duke luftuar gjithmonë për të fituar kampionatin. Mendoj se ky është viti i duhur pasi kemi një skuadër të mirë. Kjo është ndeshje e rëndësishme, shpresoj të kemi mbështetjen e tifozëve tanë madje u bëj thirrje atyre të na ndihmojnë sepse na duhet kjo fitore”.

Për Partizanin – “E kujtoj ndeshjen ndaj Dinamos të vitit 2007, na duhej një gol për 30 minuta për të fituar titullin por ai gol nuk erdhi kurrë. Kam luajtur për 7 vite e gjysmë te Partizani dhe kam respekt për atë skuadër, por tashmë unë mbroj ngjyrat e ekipit të vendlindjes time, Kukësit dhe dua të fitoj ndaj të Kuqëve”.

Objektivat – “Dy objektivat tonë në këtë sezon janë të mos humbasim asnjë ndeshje dhe të fitojmë titullin kampion. Presidenti nuk na ka vendosur asnjëherë nën presion. Rivali më i fortë mes Partizanit, dhe Skënderbeut? Fillimisht shifja të kuqtë por tashmë u trembem më shumë korcarëve, edhe pse bëhet fjalë për dy rivalë shumë të fortë”

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.