cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Përfundojnë përgatitjet në Tiranë, ekipi grumbullohet në Kukës

  • February 24, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 36 Views

Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e fundit në Tiranë, para nisjes në Kukës. Ekipi ka zbritur në fushën e kompleksit “Internacional”, në Pezë, në orën 11:00. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët. Grupi ka qenë i plotë edhe Greca është bashkuar me përgatitjet me ekipin, pavarësisht se akoma nuk ka hyrë në ritmin e plotë të ekipit.

Tekniku Gjoka ka aplikuar një seancë me karakter tekniko-taktit. Lojtarët i janë nënshtruar cirkuiteve atletike, por të shoqëruara edhe me elemente teknik. Gjatë stërvitjes ka pasur edhe gjuajtje në portë, në fund edhe një mini-lojë ndërmjet grupit.

Dvornekoviç – Matija Dvornekovicc ka pasur një shqetësim në kofshën e tij gjatë stërvitjes ccfarë e ka detyruar atë ta ndërpresë në mes për të mos rrezikuar. Kroati do t’i nënshtrohet të gjitha testeve dhe shpresohet të jetë gati për të dielën. Ai ka udhëtuar me ekipin në Kukës.

Grumbullimi – Skuadra ka udhëtuar në orën 16:00 drejt qytetit të Kukësit. Ekipi është grumbulluar në hotel “Gjallica”. Trajneri Gjoka ka preferuar që të grumbullojë lojtarët dy ditë para ndeshjes për t’i pasur nën vëzhgim dhe për t’u përshtatur me klimën në qytetin verilindor.

   

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.