cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë për shtyp / Gjoka: Ndeshje e vështirë, duam fitoren

  • February 24, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 96 Views

Trajneri i F.K. Kukësit, Ernest Gjoka, ka dalë sot para mediave në konferencë për shtyp, nga kompleksi \”Internacional\”, në Pezë. Numri një i pankinës ka folur për ndeshjen e së dielës ndaj Partizanit.

Ndeshja  – “Padyshim është një ndeshje elitare, midis dy konkurrentëve për titullin kampion. Mbetet për t’u vlerësuar maksimalisht për të arritur suksesin. Futbolli i ka tre rezultatet brenda. Këto janë ndeshje që duhen fituar, për dy faktorë: E para shkëputesh nga rivali kryesor dhe e dyta vazhdojmë rrugën që kemi nisur”.

Rezultati – “Fitorja nuk është çështje dëshire, është çështje gare dhe ajo do fitore. Tashmë jemi në një moment kyç të kampionatit, ku nuk kemi vetëm një rival. Na duhet patjetër të fitojmë dhe t’i japim një goditje kundërshtarit dhe ta lëmë sa më mbrapa. Kjo është e vetmja gjë që ne kërkojmë. Duke pasur parasysh këto faktorë, ne mendojmë se alternativa e vetme është fitorja”.

Titulli – “Kampionati është i gjatë. Jemi tre skuadra që duam titullin, që të treja të denja për të shkuar deri në fund të garës. Kësaj radhe përballemi më një nga kundërshtarët direkt. Kjo e bën më të fortë luftën dhe duhet të bëjmë një kapërcim të madh. Këtë ndeshje e kemi përgatitur mirë psikologjikisht dhe na jep mundësinë të vijojmë ecurinë pozitive. Titulli ka kohë të vendoset, por luhet një ndeshje që do shumë dinjitet dhe shumë personalitet për t’u fituar”.

Mungesat –  “Kemi një mungesë, që unë e quaj kryesore. Nuk do të jetë Musolli i dëmtuar në ndeshjen me Laçin”.

Starovës – “Kemi respekt për të. Është një trajner me shumë eksperiencë dhe ne që jemi më të rinj kemi mësuar shumë nga ai, por të rinjtë kanë më shumë energji. Thashë ndeshjen e parë që do fitojmë dhe ia dolëm. Vazhdojmë me të njëjtin mesazh dhe Starova e di vetë që fusha e Kukësit është e pathyeshme”

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.