cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Deklaratë për media

  • February 21, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 34 Views

Deklaratë për media

Klubi i F.K. Kukësit ka analizuar edhe njëherë ndeshjen me Laçin, tashmë më me qetësi, pasi kanë kaluar thuajse 24 orë nga përfundimi i takimit. Me vëmendje është analizuar edhe organizimi i takimit nga skuadra vendase, por edhe gjykimi i ndeshjes. Mendojmë se skuadra e Laçit i ka kryer me përgjegjësi dhe ka mbajtur në kontroll situatën me tifozerinë e saj. Lojtarët tanë nuk janë dëmtuar dhe asnjë pjesëtarë i stafit teknik, përpos “presioneve” akustike që janë mëse të ligjshme në stadium. Gjithashtu jemi të kënaqur edhe me gjykimin shumë të mirë dhe korrekt të arbitrit Eldorian Hamiti.
Ndeshja ka qenë e fortë dhe me një luftë të pastër sportive. Fakti që nuk morëm 3 pikët edhe për meritë të ekipit të Laçit nuk duhet të na shtyjë në gjetjen e alibive. Tashmë, duhet të shohim përpara dhe të bëjmë kthesën që në ndeshjen me Partizanin. Ku jemi të sigurt se do të përmbushim të gjitha masat organizative dhe me ndihmën e tifozëve tanë do ta kthejmë në festë. Objektivi i vetëm është marrja e 3 pikëve në fushën e lojës.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.