Tirana B – Kukësi B 0-3
Shënues: Mahmutaj 10\’, 80\’, Sadiku 43\’
Kukësi B: Hasanbelli, Tole, Germizi, Xhixha, Rami, Grori (Cenaj 71`), Sadiku, Gjuta, Bytyçi, Koldashi, Mahmuti. Trajner: E. Dalipaj
Kukësi B ka arritur që të mposhtë skuadrën e Tiranës B. Skuadra e trajnerit Edmond Dalipi, ka treguar një nivel më të kënaqshëm se bardheblutë, të cilët kanë rezistuar vetëm dhjetë minuta, derisa ka shënuar Mahmuti në të 10-tën minutë. Pas tij edhe Sadiku në të 43-tën, ka çuar rezultatin në 2-0. Në fushë është vetëm skuadra e Dalipit, ndërsa në fund, dhjetë minuta para fundit është Mahmuti që realizon golin e tretë dhe të dytin personal.