cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra përfundon përgatitjet, nis grumbullimi

  • February 19, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 105 Views

Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve para ndeshjes me Laçin, takim ky që do të zhvillohet nesër në orën 14:30, në stadiumin e \”Laç\”. Ekipi ka dalë në stërvitje në orën 14:00, në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Trajneri Ernest Gjoka ka aplikuar një seancë tekniko-taktike. Numri një i pankinës ka fiksuar formacionin që do të hedhë nga minuta e parë në fushë, tekniku ka dhënë edhe udhëzimet e fundit për ndeshjen e nesërme.

Pas përfundimit të seancës stërvitore ekipi është grumbulluar në hotel ku do të qëndrojë deri pas ndeshjes me Laçin. Skuadra verilindore vazhdon dominimin e kampionatit në vendin e parë, me një pikë para Skënderbeut, por me një ndeshje më pak dhe me 6 pikë para Partizanit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.