cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Laçin e vlerësojmë, por duam fitoren

  • February 19, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 109 Views

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit. Tekniku flet para ndeshjes së nesërme me Laçin. Kreu i pankinës së verilindorëve e vlerëson kundërshtarin, por është i bindur se skuadra e tij do të ia dalë me sukses kësaj sfide. Gjoka ka besim absolut te grupi që drejton dhe i gëzohet edhe gjendjes së mirë të futbollistëve që i kanë lënë pas dëmtimet.

Ekipi – “Gjendja e ekipit është optimale. Jemi te fokusuar tek ndeshja. Të gjithë jemi shumë të përqendruar dhe shumë të vetëdijshëm për ndeshjen e radhës. Jemi përgatitur në mënyrën e duhur dhe kemi punuar fort për të qenë sa më të përgatitur për  këtë sfidë. Shkalla e vështirësisë dihet, pasi nuk ka ndeshje të lehta dhe sidomos në transfertë, por  ne as nuk e nënvlerësojmë as nuk e mbivlerësojmë Laçin. Do të shkojmë për të bërë takimin tonë më të mirë”.

Dëmtimet  – “Grupi gradualisht është drejt rikuperimit të plotë. Vetëm Pashaj dhe Greca janë akoma jo gati. Pjesa tjetër është gati. Më vjen mirë që edhe lojtarët që nuk i kisha të gatshëm për Kupë tashmë janë gati dhe në formë”.

Laçi – “Ekipi i Laçit është një ekip i fortë dhe në markaton e janarit ka afruar disa lojtarë cilësorë dhe kjo e bën që në të jemi të përqendruar dhe shumë serioz për ndeshjen e nesërme. Kam besim te forca e grupit tonë dhe jam i bindur se nëse japim më të mirën tonë nuk ka asnjë ekip që na ndal. Për më tepër gjithçka i takon fushës së lojës, pasi është ajo që vendos në fund”.

Titulli – “Ne e kemi thëne dhe herë të tjera që të mendosh të shkosh deri në fund të rrugës që kemi nisur, duhet që çdo ndeshje të marrim maksimumin. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë gjë, prandaj rruga jonë e vetme është sakrifica si skuadër për të realizuar ëndrrën e madhe të të gjithë kuksianëve.  E kam thënë shpesh dhe e përsëris se tani fillon edhe pjesa më e vështirë për ne”, – ka përfunduar trajneri Gjoka për sajtin e klubit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.