cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë për shtyp/ Gjoka: Respektojmë Vllazninë, por duam fitore / Hallaçi: Viti i duhur për kampion!

  • January 26, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 32 Views

Skuadra e Kukësit ka dalë në një konferencë për shtyp paraditen e sotme. Trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Rraman Hallaçi kanë folur nga zyrat e shtypit para ndeshjes me Vllazninë, në program ditën e premte, ora 18:00, në Shkodër.

Gjoka:  Respektojmë Vllazninë, por duam fitore! 

Ndeshja –  \”Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm dhe jemi përgatitur seriozisht. Duam ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Ne kemi punuar mjaft mirë edhe në Turqi dhe besoj se do shprehim gjithçka në këtë 90-minutësh\”.

Diferenca me kundërshtarët –  \”Jemi një pikë larg vendit të dytë, por nuk e mendojmë fitoren vetëm për këtë takim, por për vazhdimin e garës. Jemi në garë të fortë dhe nëse duam të dalim në krye do të duhet t\’i marrim ndeshjet një nga një dhe me fitore\”.

\”Ekipet e vogla\” – \”Vllaznia nuk është një ekip i vogël, pasi është një emër i madh i futbollit shqiptar. Për të dalë kampion duhet të fitojmë ndaj të gjitha ekipeve\”.

Futbollistët – \”Nuk kemi në dispozicion vetëm Allen dhe Grecën, pjesa tjetër është komplet e gatshme. 2 mungesa nuk mund të na ulin ritmin, pasi jemi projektuar për kampion. Kale dhe Rrumbullaku janë përshtatur mjaft mirë me ekipin. Mbrojtësi do e nisë nga minuta e parë\”.

\"limi1\"

Hallaçi:  Viti i duhur për kampion!

Kapiteni Rraman Hallaçi ka folur për ndeshjen me Vllazninë dhe ka theksuar se duhet të fitojnë edhe për të shpërblyer  presidentin Safet Gjici dhe trajnerin Ernest Gjoka.

Lëvizjet – “Trajneri dhe presidenti nuk kanë bërë shumë lëvizje dhe ne duhet të ia shpërblejmë”.

Vllaznia – “Kemi luajtur pëerballë tyre dhe ato dhurojnë futboll. Janë një emër i madh i futbollit shqiptar dhe gjithmonë është e vështirë përballë tyre. Nuk ka ekipe të lehta në kampionatin shqiptar, pasi të gjithë duan pike. Nga  fundi i tabelës dhe lart ka ekipe shumë të vështira”.

Titulli – “Mendojmë se është viti i duhur për titullin kampion. E duam prej 5 vitesh dhe të gjithë po punojmë për të.  Duhet të punojmë fort dhe të ia dalim mbanë, pasi i kemi të gjitha mundësitë”.

 

 

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.