Skuadra e F.K. Kukësit ka përfunduar seancën e parë stërvitore në palestër. Stafi teknik ka planifikuar dy stërvitje ditën e sotme, duke filluar zyrtarsiht edhe përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë që do të zhvillohet ditën e premte, në orën 18:00, në stadiumin \”Loro Boriçi\”.
Paradite, skuadra ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në orën 10:00. Ekipi ka marrë përgatitjen e duhur fizike. Ndërsa, pasdite lojtarët do të zbresin në fushën e kompleksit \”Internacional\”, në Pezë. Skuadra do të nisë përgatitjet në orën 16:00. Mesfushori Bedri Greca vazhdon të jetë i dëmtuar dhe po vazhdon fazën e rikuperimit me program të diferencuar.