Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e parë në palestër. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik në orën 10:00, ka nisur seancën e forcës. Lojtarët kanë qenë të gjithë të pranishëm dhe kanë marrë ngarkesën maksimale. Skuadra do të zhvillojë edhe një seancë pasdite në orën 16:00, në fushën stërvitore të kompleksit \”Internacional\”, në Pezë.
Ekipi po përgatitet edhe për ndeshjen me Vllazninë në program, ditën e premte të javës tjetër. Kampionati do të marrë startin pikërisht nga Shkodra.