cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra e Kukësit ka nisur stërvitjen

  • January 19, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 38 Views

Skuadra e Kukësit ka nisur përgatitjet në Shqipëri. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka ka filluar përgatitjet në kompleksin “Internacional”, në Pezë. Ekipi ka nisur stërvitjen në orën 11:30, trajneri Gjoka ka zhvilluar një program ku ka alternuar ushtrimet fizike dhe teknike për lojtarët e tij. Lojtarët i kanë zhvilluar të plota ushtrimet dhe nuk ka dëmtime. Përjashtim bën Greca që akoma nuk është rikuperuar që nga dëmtimi në Turqi.

Skuadra po zhvillon përgatitje për ndeshjen e parë me Vllazninë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadër të vazhdimit të kampionatit. Ndeshja do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Skuadra do të vazhdojë nesër me dy seanca. Paradite në palestër, ndërsa pasdite në fushën e kompleksit \”Internacional\”.

\"lushtaku\" \"lushtaku1\" \"lushtaku2\" \"lushtaku3\" \"lushtaku5\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.