Ekipet zinxhir të Kukësit U-17 dhe U-19 kanë rinisur stërvitjen nën udhëheqjen e trajnerëve të tyre. Me përmirësimin e kushteve atmosferike edhe me largimin e borës në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”, futbollistët dhe trajnerët nuk kanë dashur të humbin kohë. Ekipi U-17 i Kukësit me trajner Agim Belajn dhe ekipi U-19 me trajner Gezim Shehun po përgatiten për fillimin e kampionatit të Superligës së moshave.