KUKËSI – NEFTÇI BAKU 4 – 2
Shënues: Dvornekoviç 15’, Pejiç 36’ (pen.), Kale 52’, Pejiç 90’/ Folprecht 28’, Imamverdiev 31’
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dvornekoviç, Musolli, Lushtaku, Kale, Emini, Pejiç.( Imami, Çema, Hasani, Memini) Trajner: Ernest Gjoka
Neftçi Baku: Baykovic, Isayev, Dreksa, Abishov, Navalovski, Petrov, Kastillo, Folprecht, Hajiyev, Alasgarov, Imamverdiev.
(U aktivizuan: Abisovu, Rodriguez, Kastilyonu)
Kukësi ia ka dalë të fitojë në miqësoren e fundit në tokën turke, madje duke shënuar katër gola. Një fitore që vlen për moralin e skuadrës verilindore para nisjes së kampionatit. Me ritëm të lartë nis takimi, me dy ekipet që iu afrohen golit që në minutat e para dhe shumë shpejt ai do të vinte, pasi Dvornekoviç realizon në minutën e 15-të. Azerët hidhen në sulm dhe arrijnë jo vetëm të barazojnë, por edhe ta përmbysin rezultatin. Nuk zgjat shumë avantazhi, pasi Pero Pejiç realizon nga pika e bardhë e penalltisë vetëm pesë minuta më pas. 2 me 2 do të mbyllej pjesa e parë. Për t’i dhënë avantazhin sërish verilindorëve ka menduar Elton Kale, i cili gjen rrjetën e parë si kuksiane. Braziliani realizon në minutën e 52-të. Në fund Pejiç hesht kundërshtarin me golin e katërt, që i jep një fitore morali Kukësit.

