Skuadra e Kukësit ka vijuar me përgatitjet në fazën përgatitore në Antalia. Ekipi ka zhvilluar edhe sot dy seanca stërvitore, megjithëse programi ka qenë më i lehtë duke qenë se skuadra nesër do të përballet me Neftçin Bakunë duke zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore.
Ekipi ka zhvilluar seancën e paradites dhe pasdite ka zbritur në fushën e blertë. Tekniku Hjoka është mjaft i kënaqur nga futbollistët e tij dhe me ngarkesën që ato po marrin. Trajneri ka menduar edhe për formacionin që do të luajë ditën e nesërme, në takimin që do të zhvillohet në orën 15:00, me orën tonë, në Belek. Kampionët e dimrit shpresojnë të gjejnë fitoren e parë në tokën turke.