Kukësi 0
Kairat Almati 1
Shënues: Gohou 50’
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Lushtaku, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Pejiç, Emini. U aktivizuan: Hasanbelli, Çema, Pashaj, Imami, Hasani, Kale, Aniekan, Guri, Memini, Bytyçi. Trajner: Ernest Gjoka
F.K. Kukësi është mundur në miqësoren e dytë të zhvilluar në tokën turke me azerët e Kairat Almatit. Të besuarit e trajnerit Gjoka kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, ku kanë pasur mundësinë që të kalojnë në avantazh në minutën e 8 të takimit me anë të një 11-metërshi, por Pero Pejiç ka gjetur shtyllën. Në pjesën e dytë janë aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit. Goli për ekipin e Kairatit u shënua në minutën e 50 nga Gerard Gohu. Kukësi do të zhvillojë më 15 janar dhe miqësoren e 3 me Nefçi Bakunë, që do të jetë testi i fundit në tokën turke.