Skuadra e F.K. Kukësit ka bërë goditjen e radhës në merkaton e janarit. Me ekipin verilindor është afruar zyrtarisht Elton Pereira Gomes, apo siç njihet nga të gjithë me pseudonimin Cale. Sulmuesi brazilian nga ky moment është bërë pjesë e kampionëve të dimrit. Cale është një dëshirë e trajnerit Gjoka dhe me këtë përforcim faza sulmuese e kryesuesve është e blinduar. Braziliani do të niset nesër për Turqi për të iu bashkuar skuadrës.
Karriera – Ai ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur me shumë klube në Europë dhe Ballkan. Cale ka luajtur për shumë kohë në Portugali dhe në Greqi me ekipe të ndryshme.
Cale – \”Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Kukësit. Do të bëj më të mirën time për klubin dhe objektivat i kam të qarta. Do të luftojmë për titullin kampion dhe shpresoj se do e fitojmë në fund, për këtë kam ardhur këtu. Jam i mirëpritur nga klubi dhe drejtuesit e tij dhe kam gjetur një ngrohtësi të madhe. Nesër i bashkohem ekipit dhe po pres me padurim të nis përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit\”.
Profili i lojtarit në transfermarket: – http://www.transfermarkt.de/elton-cale/profil/spieler/122945