Ekipi i Kukësit ka mbyllur ditën e pestë të fazës përgatitore. Skuadra ka zhvilluar një seancë në palestër, ndërsa pasditja është e lënë e lirë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Trajneri Ernest Gjoka nuk ka dashur të rrezikojë lojtarët e tij. Probleme gripale ka shfaqur mbrojtësi Simo Rrumbullaku.