cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Miqësore / Kukësi – Istanbul Bashakshehir 1- 3

  • January 8, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 33 Views
Miqësore / Kukësi –  Istanbul Bashakshehir 1- 3 
Shënues: Pejiç 24’ / Kan 12’, Holmen 19’, Mosoro 86’
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Pashaj, Rrumbullaku, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Greca, Guri, Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka. U aktivizuan: Lushtaku, Aniekan, Imami, Alla 
Kukësi ka humbur ndeshjen e parë miqësore me kryesuesit e Istanbul Bashakshehir. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka realizon një ndeshje të mirë në 25 minutat e dyta të pjesës së parë dhe dominon në të dytën, por pa arritur një rezultat pozitiv.
Turqit e nisin mirë ndeshjen teksa arrijnë të gjejnë golin me anë të Irfan Kan në të 12’. Vetëm pas 7 minutash, të pathyeshmit e Turqisë dyfishojnë rezultatin me anë të Samuel Holmen. Kukësi do të reagonte dhe në të kroatit Pero Pejiç do të ngushtonte diferencën. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultain 1-2. Kukësi tentoi disa herë të vendoste baraspeshën, por pa mundur të barazojë. 4 minuta para fundit, Marsio Mosoro, do të shënonte golin e tretë, për të vulosur fitoren e turqve. Një test mjaft i mirë për skuadrën tonë që sheh përsëri për të marrë maksimumin nga stërvitjet. 
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.