cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Dita e dytë/ Skuadra stërvitet me dy seanca, nesër ndeshja me Instambul Bashkeshirin

  • January 7, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 110 Views

Skuadra e Kukësit ka zhvilluar ditën e dytë të përgatitjeve në Antalia. Ekipi nën drejtimin e stafi teknik ka zhvilluar në mëngjes seancën e forcës në palestër. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur fizike, ndërsa pasdite ekipi është stërvitur në fushën e blertë. Trajneri Ernest Gjoka duke shfrytëzuar edhe kushtet fantastike të kompleksit ka përgatitur një seancë me karakter teklniko-taktik. Të gjithë lojtarët i janë përgjigjur mjaft mirë programit stërvitor.

Miqësorja – Skuadra e Kukësit do të zhvillojë nesër ndeshjen miqësoren me ekipin e Instambul Bashekshirit. Skuadra do të përballet me orën 19:00, sipas asaj lokale me kryesuesit e Turqisë. Këtë herë si kundërshtar do të gjejmë edhe ish-sulmuesin e Kukësit, Sokol Cikalleshi.

\"antalia\" \"antalia1\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.