cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra niset për Turqi, lista e lojtarëve dhe miqësoret që do të zhvillohen

  • January 5, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 96 Views

 

Skuadra e F.K. Kukësit është nisur drejt Rinasit nga ku do të nisë edhe fluturimin për Antalia të Turqisë. 20:45.  Ekipi do të qendrojë 12 ditë nga data 5 janar deri më datë 17 janar.

Lista  

Portierë: Enea Koliçi, Ervis Koci, Klevis Hasanbelli.

Mbrojtës: Rraman Hallaçi, Rexhep Memini, Ylli Shameti, Albi Alla, Klaudio Çema, Entonio Pashaj, Eni Imami, Simon Rrumbullaku.

Mesfushorë: Matija Dvornekoviç, Edon Hasani, Besar Musolli, Nijas Lena, Bedri Greca, Kushtrim Lushtaku, Zhan Karioka.

Sulmues: Pero Pejiç, Sindrit Guri, Izair Emini, Lukas Rangel, Fatjon Bytyçi.

Miqësoret – Ekipi i Ernest Gjokës do të zhvillojë dhe dy miqësore të konfirmuara gjatë qëndrimit në Antalia. Në datën 8, të pathyeshmit e Shqipërisë do të sfidojnë homologët e tyre të Istambul Bashakshehirit, të cilët ashtu si verilindorët nuk e njohin humbjen dhe kryesojnë kampionatin turk. Kujtojmë që me kryesuesit e Turqisë aktivizohet dhe sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi, njëkohësisht dhe ish-sulmuesi i Kukësit. Një javë më pas, në datën 15, kundërshtar i radhës do të jetë Nefçi Baku, një ekip që këtë sezon në kampionatin e tij, nuk po gëzon një formë të mirë, ku pas 14 javësh renditet në vendin e parafundit. Këto miqësore që do të ndihmojnë ekipin e Kukësit të konsolidohet akoma më shumë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.