Skuadra e F.K. Kukësit ka përfunduar stërvitjen e paradites. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka nisur stërvitjen në orën 10:00, në kodrat e Liqenit. Seanca ka qenë e një karakteri fizik me vrapime të shumta dhe ushtrime të alternuara.
Grupi i lojtarëve e ka marrë të plotë ngarkesën fizike, ndërkohë që pasdite në orën 16:00 do t\’i drejtohet edhe seancës së dytë në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Nesër skuadra do të niset drejt Antalias për të nisur fazën përgatitore.