Me fillimin e merkatos së janarit kanë nisur edhe lëvizjet e para për skuadrën e Kukësit. Dy mesfushorët Bekim Dema dhe Fjoart Jonuzi i kanë dhënë fund aventurës me klubin verilindor. Shkodrani dhe kuksiani kanë gjetur akordin me klubin për të prishur marrëveshjen dhe janë ndarë me mirëkuptim të plotë.
Ekipi i Kukësit nuk është bërë pengesë për futbollistët dhe i ka lënë të lirë. Klubi verilindor i falenderon të dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tyre futbollistike.

