Skuadra e Kukësit e ka vendosur se ku do të zhvillojë fazën përgatitore. Qyteti i Antalias në Turqi është vendi i përzgjedhur nga klubi i verilindorëve për të zhvilluar fazën përgatitore. Ekipi do të akomodohet në resortin \”Palace Kremlin\”.
Skuadra do të nisë stërvitjen me datë 3 janar në Tiranë dhe më pas do të udhëtojë me datë 5 në Turqi. Kthimi do të bëhet me datë 18. Kushtet e resortit janë shumë të mira dhe i krijon të gjitha mundësitë për të kaluar një fazë përgattiore shumë të mirë.