Kukësi bën goditjen e parë në merkato. Simon Rrumbullaku i është bashkuar verilindorëve akoma pa u hapur merkatoja e janarit. Mbrojtësi i krahut do t’i bashkohet ekipit të trajnerit Gjoka menjëherë sapo skuadra të nisë stërvitjen dhe të jetë gati për fazën përgatitore.
Mbrojtësi gjirokastrit ka zgjidhur problemin me ish-klubin e tij në Greqi, Apollon Smirna dhe ka firmosur si lojtar i lirë për skaudrën e Kukësit.

Rrumbullaku – Futbollisti ka një eksperiencë të gjatë në Greqi. Ai ka luajtur me ekipe si Pas Janina, Panetolikos, Kalamata etj. 24-vjeçari do të provojë eksperiencen e parë në Shqipëri me Kukësin.

Prezantimi – \”Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e klubit të Kukësit. Kjo është një mundësi e mirë për mua dhe dua të dal kampion. Do të bëj më të mirën për këtë klub dhe e falenderoj presidentin Safet Gjici për këtë mundësi. Besoj se do të përshtatem shpejt me ekipin e Kukësit dhe më ndihmon edhe fakti që jam afruar me ekipin dhe do të zhvilloj edhe fazën përgatitore. U ktheva në Shqipëri për të dalë kampion dhe do të gjej një ambient mjaft të mirë këtu. E kam ndjekur futbollin shqiptar dhe them se ka rritur shumë në nivel. Synoj titullin kampion, kupën dhe sigurisht pjesëmarrjet në Europë\”.
Profili i lojtarit në Transfermarket: http://www.transfermarkt.com/simos-rouboulakou/profil/spieler/234237
Video: https://youtu.be/ijzAiue98pc