Skuadra e Kukësit ka zhvilluar përgatitjet paraditen e sotme duke u kthyer në fushën e madhe. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka zhvilluar stërvitjet në kompleksin sportiv “Internacional”, në Pezë.
Ekipi është stërvitur për rreth 90-minuta duke marrë një program tekniko-taktik. Trajneri Ernest Gjoka ka shpërndarë ngarkesën e duhur për futbollistët e tij.
Atmosfera është pozitive dhe skuadra është shumë e fokusuar te ndeshja me Luftëtarin në Gjirokastër.