cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë për shtyp/ Gjoka: E vlerësojmë kundërshtarin, nuk jemi euforik

  • December 21, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 30 Views

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka dalë në një konferencë për shtyp paraditën e sotme, në zyrat e klubit. Tekniku i verilindorëve është përballur me pyetjet e gazetarëve në orën 9:30. Në fokus të fjalës së trajnerit ka qenë ndeshja me Luftëtarin, por edhe rivaliteti në kampionat.

Luftëtari – \”Një skuadër që ka bërë mjaft mirë këtë kampionat. Ata luajnë një futboll të bukur dhe i vlerësoj shumë. Kanë elementë cilësor brenda grupit dhe trajneri i tyre po i merr më të mirën kësaj skuadre. Dua ta përgëzoj\”.

Ndeshja – \”Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe ne e kemi përgatitur si duhet. Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe e kemi përgatitur si duhet. Nuk do e nën vlerësojmë kundërshtarin, përkundrazi. Futbollistët janë në gjendje të mirë dhe kanë punuar shumë mirë\”.

\"paraluftetarit1\"

Ngjeshja e kampionatit – \”Kemi pasur vështirësitë tona ashtu si çdo ekip, pasi kemi luajtur çdo 48 orë apo 72 orë. Duke përfshirë edhe udhëtimet brenda koha nuk ka qenë në favorin tonë. Situata është e njëjtë për të gjitha skuadrat dhe kam dëgjuar se të gjithë kanë probleme me dëmtimet\”.

Kampion dimri – \”Jemi të kënaqur, pasi kemi punuar për të qenë në maje. Më e vështirë është ta mbash se sa ta arrish, pasi sytë e të gjithëve janë të përqendruar te ti\”.

Euforia – \”Nuk kemi vend për eufori, pasi nuk kemi arritur asgjë. Kemi një ndeshje të vështirë përpara dhe objektivat tona dihen se janë madhorë. Prandaj nuk ka vend për vetëkënaqësi\”.

Gjyqtarët – \”Nuk jam marrë ndonjëherë me gjyqtarët dhe nuk do merrem. Ekipi që del kampion për mendimin tim nuk del për shkak të ndihmave të arbitrave. Kukësi ka pasur raste që është penalizuar, por ka pasur edhe raste që vendimet e arbitrave mund të kenë penalizuar kundërshtarët tanë\”.

Skënderbeu – Partizani – \”Jam i fokusuar vetëm te ndeshja që kemi me Luftëtarin\”.

\"paraluftetarit2\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.