Kukësi – Skënderbeu 2-0
Java 17, Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Shënues: Pejiç 35′, 44′ (11-m)
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç (Lushtaku 62′), Lena, Musolli, Karioka, Emini (Greca 79′), Pejiç (Pashaj 90′) Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Koci, Dema, Guri, Moreira.
Skuadra e F.K. Kukësit ka fituar me Skënderbeun në javën e 17-të të Superligës. Dy golat e Pero Pejiçit i kanë dhënë fitoren ekipit të trajnerit Ernest Gjoka. Kroati ka shënuar në minutën e 35-të dhe me 11 metërsh në minutën e 44-ët.
Me këtë fitore jemi zyrtarisht kampion dimri dhe mendojmë për ndeshjen ndaj Luftëtarit. Falenderim edhe për tifozët që kanë qenë të shumtë.