Futbolli përveç emocioneve që të dhuron në fushë përçon edhe mesazhe të fuqishme. Ekipi i F.K. Kukësit para ndeshjes me Skënderbeun, në kuadër të festave të fundivitit, ka shpërndarë dhurata për personat me aftësi të kufizuar. Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik i kanë falur pak çaste lumturie këtyre personave që janë edhe tifozë me skuadrën e qytetit.
Shpërndani dashuri dhe ndihmoni personat që kanë nevojë!
#ForcaKukësi #Jeminjëfamilje #Solidarizohu