Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve para ndeshjes me Skënderbeun. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në orën 11:30 në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Stafi teknik dhe futbollistët janë stërvitur në temperatura të ulëta dhe kanë marrë edhe udhëzimet e fundit para ndeshjes me Skënderbeun.
Trajneri Ernest Gjoka përveç mesfushorit Edon Hasanit të dëmtuar i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Ndeshja ndaj Skënderbeut është vlerësuar së tepërmi dhe të gjithë kanë besim se ky takim do të kalohet me sukses.