cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi B bind ndaj Gramshit

  • December 17, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 32 Views

KUKËSI B 3

GRAMSHI 0

Shënues: Gjuta 20’(11-m), Bytyçi 50’ (11-m), Koldashi 70’

Kukësi: Hasanbelli, Zylyftari, Xhixha, muja, Rama, Gjuta, Toçilla, Koldashi, Grori, Bytyçi, Sulmata. Trajner : Edmond Dalipaj U aktivizuan: Sadiku, Dreni, Cena.

Kukësi B ia ka dalë të sigurojë tri pikë të arta, duke mundur Gramshin me rezultatin e pastër 3-0. Kuksianët kanë dominuar thuajse të gjithë takimin, teksa kanë arritur të gjejnë golin që në minutën e 20’ me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktësisht nga Gjuta. Në avantazhin e  vetëm një goli do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën, Bytyçi do të dyfishonte shifrat po nga një  11-metërsh në të 50’. Koldashi do të ishte ai që do të vuloste gjithçka në të 70’ me një gol mjaft të bukur nga një distancë afro 15 metrash. Një fitore me shumë vlerë kjo për të besuarit e Edmond Dalipajt.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.