cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Hyrja e lirë për tifozët në ndeshjen ndaj Skënderbeut

  • December 17, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 25 Views

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që në ndeshjen ndaj Skënderbeut, në program, ditën e diel, ora 14:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”, hyrja të jetë e lirë për të gjithë tifozët.

Klubi ka menduar që t\’i bëjë një dhuratë simbolike tifozëve të tij duke qenë se do të jetë ndeshja e fundit për këtë vit që do të luhet në Kukës dhe në kuadër të festave të fundvitit.

Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive duke pasur parasysh nevojën që ka skuadra për mbështetje në këtë ndeshje dhe objektivat e klubit. Jemi në vend të parë, të pathyeshëm, prandaj duhet që nesër të gjithë bashkë ta kthejmë në festë.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.