Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka zbritur në fushën e kompleksit sportiv \”Interrnacional\”, në orën 11:00. Seanca ka pasur karakter tekniko-taktik dhe të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë. Përjashtim bën mesfushori Edon Hasani që nuk po përgatitet me grupin për shkak të dëmtimit që ka pësuar.
Ekipi pas mbarimit të konsumojë drekën në ambientet e klubit dhe do të niset për Kukës. Atje do të presë edhe ndeshjen e rëndësishme me Skënderbeun.