Kuksianët nuk njohin pushim dhe i janë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen më të rëndësishme të javës së 17-të, atë ndaj Skënderbeut.
Skuadra është ndarë në dy grupe, me titullarët e ndeshjes, të cilët bënë një fazë rikuperimi në palestrën \”Nobis\”, ndërsa pjesa tjetër e ekipit janë stërvitur në një seancë shtrydhëse tek kordat e liqenit me pjesën tjetër të stafit.
Dita e nesërme do të përmbyllë edhe përgatitjet e ekipit në Tiranë, pasi me mbarimin e seancës stërvitore do të nisen drejt Kukësit.