Skuadra e F.K. Kukësit ka mbyllur përgatitjet para ndeshjes me Korabin. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur grupin e plotë dhe ka dhënë edhe detyrat e fundit para ndeshjes.
Takimi ndaj Korabit do të zhvillohet nesër në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Atmosfera në skuadër është e mirë dhe të gjithë besojnë për një rezultat pozitiv në mënyrë që të vazhdojnë edhe kryesimin në kyre të Superligës.