Ekipi i F.K. Kukësi kankryer dy seanca përgatitore ditën e sotme. Seanca e parë ka vijuar paradite në palestër, ndërsa në orën 16:00, kuksianët janë zhvendosur në kompleksin “Internacional”, për t’i dhënë fund përgatitjeve në kryeqytet.
Ditën e nesërme, ekipi do të udhëtojë drejt Kukësit, për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes me Korabin, në program, të mërkurën, ora 14:00, në stadiumi \”Zeqir Ymeri\”.
Grupi është i plotë dhe mungesa e vetme ka qenë Edon Hasani, i cili do të mungojë për shkak dëmtimi.