Trajneri i F.K. Kukësit, Ernest Gjoka, ka dalë në një konferencë për shtyp paraditën e sotme. Tekniku i F.K. Kukësit ka folur para ndeshjes së rëndësishme me Partizanin dhe ka treguar edhe gjendjen dhe objektivat e skuadrës.
Ndeshja – \”Ndaj Partizanit është një takim shumë i rëndësishëm, pasi luajmë përballë një kundërshtari direkt dhe kërkojmë të marrim maksimumin. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar. Kemi punuar fort që në fund rezultati të anojë në anën tonë\”.

Rezultati – \”Një sfidë e tillë i ka të gjitha rezultatet brenda dhe do të isha i kënaqur me çdo rezultat pozitiv. Kukësi do të luajë për të marrë fitoren në këtë sfidë\”.
Transferta – \”Nuk e kemi problem faktin që luajmë në transfertë. Tifozët e Partizanit do të kthehen dhe kjo është pozitive për të gjithë, pasi futbolli për të kënaqur fansat luhet\”.
Ndalja e Skënderbeut – \”Mendoj se për të dy skuadrat sjell qetësi dhe nuk na fut në trysni\”.
Pejiç – \”Në ndeshjen ndaj Laçit humbi disa raste, por nuk më shqetëson, pasi ka shënuar shumë të tjerë. Ai është lokomotiva e ekipit tonë dhe për këtë jemi të bindur të gjithë\”.