cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi B barazon në Kavajë

  • December 4, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 87 Views

Luzi Junajted  – Kukësi B 1-1

Shënues: Bytyçi

Kukesi B: Hasanbelli, Zylyftari, Dida, Xhixha, Gjuta, Rama, Toçilla (Mema 80‘), Bytyçi, Grori, Sadiku(Cenaj 57’), Mahmutaj(Peposhi 89’) Trajner: E.Dalipi.

Kukësi B i rrëmben një pikë me vlera Luzit në Kavajë. Ndeshja nis mirë për ekipin tonë, pasi Bytyçi në minutën e 8-të godet me parabol pas një topi të grushtuar nga portieri Bushi dhe kalon të tijët në avantazh. Pas pësimit të golit Luzi duket më kërkues për golin barazimit por mbrojtja mike është e pa kalueshme. Edhe në minutat e mbetura të pjesës së parë rezultati mbetet i pa ndryshuar. Skuadra e trajnerit Dalipi do të rezistojë deri në minutën e 82 që do të sjellë dhe golin e barazimit të takimit të shënuar nga Luzi me Barçin që gjuan saktë me të djathtën brenda zonës pas një rrëmuje në zonë. Përfundimisht ndeshja mbaron me barazimin 1 me 1.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.