Skuadra e F.K. Kukësit ka zhvilluar seancën e pasdites në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka marrë përgatitjet e duhur fizike dhe ka zhvilluar të plotë programin e mirë përcaktuar nga trajneri Ernest Gjoka.
Gjendja e futbollistëve është shumë optimale dhe atmosfera është pozitive. Futbollistët po përgatisin ndeshjen me Partizanin, në program të martën, ora 17:00.