cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Klubi i F.K. Kukësit kundër shtyrjes së ndeshjes me Partizanin

  • December 2, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 26 Views

Klubi i F. K. Kukësi ka mësuar lajmin se ndeshja ndaj Partizanit, e programuar për ditën e hënë në orën 18:00 do të zhvendoset për ditën e martë, në orën 17:00.

Ky ndryshim i orarit të ndeshjes është bërë pa miratimin e klubit tonë dhe pa na pyetur edhe ne si palë e përfshirë direkt në këtë çështje. Klubi i F.K. Kukësit nuk është dakort për shtyrjen e ndeshjes dhe do të marrë edhe masat për depozitimin në FSHF të të gjitha shkresave përkatëse.

Nuk e shohim të arsyeshme prishjen e kalendarit dhe ngushtimin edhe më tej të distancës kohore në mes të ndeshjeve të ardhshme. Prandaj kërkojmë që FSHF-ja t’i qëndrojë orarit paraprak të sfidës.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.