Eshtë luajtur sot, në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit “Kupa Pavarësia. Fitues i këtij trofeu është skaudra e F.K. Kukësit.
Katër skuadrat pjesëmarrëse janë ballafaquar sipas kalendarit të dalë nga shorti.
Prishtina ka luajtur me Otranto të Ulqinit dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Goli për kryeqytetasit kosovarë është realizuar nga Bejgolli (45’), me penallti. Ndeshja e dytë ka vënë përballë Kukësin me Shkëndijën e Tetovës.
Verilindorët kanë fituar bindshëm, me rezultatin 3-1 me gola të Rangel 17’, Dida 26’, Greca 37, ndërsa për Shkëndijën Fetahi 7’.
Finalja e Kupës së Pavarësisë” është luajtur në përmbyllje të aktivitetit mes Prishtinës dhe Kukësit. Moreira ka shënuar i pari në këtë ballafaqim, teksa pak minuta më vonë ka fituar një penallti, e cila është ekzekutuar nga Lushtaku me sukses.
Kukësin e fiton për herë të parë “Kupën Pavarësia”.