Sukseset e klubit të F.K. Kukësit nuk kanë mbetur vetëm brenda kufinjëve, pasi skuadra verilindore ka tifozë dhe dashamirës edhe në Angli, konkretisht në Londër. Tre nga tifozët e zjarrtë të Kukësit kanë shkuar edhe më tej me mbështetjen e klubit duke kontribuar edhe me ndihma financiare.
Halil Karanxha, Qerim Halili dhe Nuri (Baci) Muçmata kanë derdhur në llogarinë e klubit një shifër prej 800 eurosh. Klubi i Kukësit tashmë gjen mbështetje edhe nga jashtë vendit për realizimin e objektivave.
Skuadra verilindore falenderon këta tifozë dhe fton edhe të tjerët të ndjekin rrugën e tyre.


