cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra përfundon përgatitjet para ndeshjes me Teutën

  • November 20, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 74 Views

Ekipi i F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve para ndeshjes me Teutën, takim ky që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 18:00, në stadiumin \”Niko Dovana\”.

Ekipi nën drejtimin e trajnerit Erenst Gjoka i ka dhënë fund përgatitjeve në seancën e zhvilluar në orën 16:00, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Përgatitjet kanë pasur karakter tekniko-taktik dhe stafi teknik ka dhënë edhe detyrat e fundit para takimit.

Menjëherë pas stërvitjes, ekipi ka udhëtuar drejt Durrësit, aty ku do të kalojë edhe natën.

Gjithçka është gati për ndeshjen e nesërme dhe ka një besim shumë të madh për këtë sfidë.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.