cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë / Gjoka & Lena: Ndaj Teutës të mbajmë vendin e parë

  • November 19, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 31 Views

Ekipi i F.K. Kukësit ka zhvilluar një konferencë për shtyp paraditen e sotme në zyrat e klubit. Trajneri Ernest Gjoka dhe mesfushori Nijas Lena kanë folur për ndeshjen e së hënës ndaj Teutës, që do të luhet në orën 17:00, në stadiumin \”Niko Dovana\”.

\"gjoka-me-jelek\"

Gjoka: Teuta ka ndryshuar, por shkojmë për fitore!

Trajneri i F.K. Kukësit, Ernest Gjoka, ka vlerësuar së tepërmi kundërshtarin, por ka shumë besim se kjo ndeshje do të kalohet me sukses nga skuadra e tij.

Ndeshja – \”Sfida ndaj Teutës është e vështirë, pasi tani kemi kapur vendin e parë dhe duhet ta mbajmë, por është më e vështirë ta mbash atë. Ne si në çdo takim tjetër do të shkojmë dhe do të hyjmë në fushë për ta fituar. Skuadra është e qetë dhe kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë ndeshje\”.

Takimi të hënën – \”I tillë është kalendari. Nëse kundërshtarët tanë fitojnë, presioni do të bie mbi ne. Nëse kundërshtarët tanë humbasin apo ndalen do të kemi një motivim më shumë, prandaj kjo ndeshje që do të luhet të hënën mund të kthehet në favor ose në disfavor\”.

Teuta – \”Trajneri Magani ka një ekip që e ka ndërtuar pothuajse vetë dhe prandaj ndihen ndryshimet në  skuadër. Durrsakët janë një ekip simpatik dhe kanë lojtarë cilësorë, por ne i kemi të qarta qëllimet. Çdo transfertë është e vështirë në kampionatin shqiptar unë e kam thënë\”.

Pejiç – \”Sulmuesi nuk është stërvitur me grupin dy ditët e fundit dhe ka bërë në mënyrë individuale, por sot do të bashkohet me skuadrën\”.

\"lena-konference\"

Lena: I lumtur për pasaportën, dua fitoren!

Mesfushori i Kukësit ka folur për ndeshjen, por edhe për marrjen e pasaportës shqiptare. Ai beson se skuadra edhe pas kësaj ndeshje do të qendrojë në krye të klasifikimit.

Teuta – \”Kam emocione, pasi vi si \”ish\” në këtë përballje. Teuta është ekip i mirë dhe i respektoj, por do të shkojmë vetëm për fitore. Duhet të mbajmë vendin e parë në renditje dhe prandaj duhet ta kalojmë me sukses këtë ndeshje\”.

Pasaporta shqiptare- \”Jam shumë i kënaqur që tashmë do të kem pasaportën shqiptare, pasi edhe në rrugë zyrtare tashmë jam i tillë. Nuk më kanë pëlqyer etiketimet si maqedonas. Për ekipin gjithashtu është më mirë, pasi ul numrin e të huajve në klub\”.

\"kamerat\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.