Ekipi i F.K. Kukësit vazhdon stërvitjen para ndeshjes me Teutën. Ekipi ka zhvilluar përgatitjet në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë, paraditën e sotme.
Lojtarët nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka kanë zhvilluar seancën me ritëm të plotë dhe kanë marrë ngarkesën e duhur fizike. Trajneri Gjoka po mendon edhe për titullarët ndaj Teutës.
Pashaji ka vazhduar me stërvitje të diferencuar dhe është afër rikuperimit.
Skuadra do të nisë që ditën e nesërme grumbullimin për sfidën ndaj Teutës duke vlerësuar dhe respektuar në maksimum këtë sfidë. Objektivi është i shpallur tashmë dhe është fitorja.