Izair Emini dhe Nijas Lena janë pajisur me pasaporta shqiptare dhe që nga ky moment nuk do të konsiderohen si të huaj në listat e klubit të F.K. Kukësit.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë edhe miratimin për këtë çështje.
Njoftimi i FSHF-së:
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me një dekret të posatçëm, sipas kërkesës së tyre ka pajisur me pasaportë shqiptare, dy futbollistët e skuadrës së Kukësit: Nijas Shefqet Lena dhe Izair Bajram Emini. Deri më tani, ata ishin pajisur me pasaportë maqedonase. Sektori i Garave, në Federatën Shqiptare të Futbollit, njofton se nga ky moment, ata do të konsiderohen si lojtarë shqiptarë dhe jo si futbollistë të huaj”.