Skuadra e F.K. Kukësit ka vijuar stërvitjen edhe ditën e sotme. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka zbritur në fushën e kompleksit “Internacional”, në Pezë, në orën 16:00.
Të gjithë lojtarët kanë qenë në gatishmëri të trajnerit Gjoka, përjashtim bën Pashaji që është i dëmtuar dhe vazhdon fazën e rikuperimit.
Seanca ka qenë e një karakteri fiziko-teknik me cirkuite dhe ushtrime të larmishme me topin. Forma e futbollistëve është e mirë dhe atmosfera është e qetë.
Fotot nga seanca e sotme: