Kukësi – Vllaznia 3-1
E dielë, 06 nëntor 2016, stadiumi \”Zeqir Ymeri\”, Kukës
Golat: Pejiç 18′, 39′ (pen), Guri 60′ / Shtubina 45′
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Lena (Dema 86′), Musolli (Guri 58′), Zhan Karioka, Hasani, Emini (Dvornekoviç 82′), Pejiç. Të gatshëm: Koci, Memini, Jonuzi, Rangel
Tr: Ernest Gjoka
Ekipi i Kukësit ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme me Vllazninë. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka ka arritur të fitojë falë golave të Pejiçit, në minutën e 18 dhe 39 dhe Gurit në minutën e 60. Takimi ishte mjaft i mirë, pasi ekipi prodhoi lojë dhe raste në portën e Vllaznisë, pa harruar faktin se Pejiç humbi edhe një penallti.
Skuadra verilindore me këtë rezultat arrin kreun e renditjes dhe tashmë kryeson renditjen e kalsifikimit me pikë të barabarta me Skënderbeun.